20 Prill 2024

Katari i gatshëm të përkrahë Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Prishtinë, 3 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Ambasadorin e Katarit në Shqipëri,  Ali bin Hammad al Marri.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi për përkrahjen që shteti i Katarit i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj e njoftoi të ngarkuarin me punë të Katarit në Shqipëri,  Ali bin Hammad al Marri për angazhimin e Qeverisë në forcimin dhe konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit të Kosovës si dhe për zhvillimet dhe proceset që lidhen me agjendën euroatlantike me synim, anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe në BE.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

Ndërkaq, Ambasadori i Katarit në Shqipëri,  Ali bin Hammad al Marri theksoi gatishmërinë e Katarit se do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat, përfshirë përkrahjen për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)