18 Janar 2021

Kastrati, Ka vite që janë akumuluar problemet në Mitrovicë

Mitrovicë, 1 nëntor - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka shoqëruar të hënën në një vizitë të organizuar në Mitrovicë, kryetarin e Gjirokastrës, Flamur Bime dhe kryetarin e Klinës, Sokol Bashota, të cilët kryesonin një delegacion prej këtyre dy komunave të binjakëzuara.

Derisa po qëndronin në afërsi të urës së Ibrit, kryetari Kastrati, i ka njoftuar me problemet e kësaj komune, si mungesa e rendit dhe ligjit, mandej mungesa e lirisë së lëvizjes etj.

“Ka vite që janë akumuluar problemet në Mitrovicë, mirëpo viteve të fundit janë bërë disa hapa të mirë në drejtim të normalizimit të gjendjes”.

Kryetari Kastrati, ka falënderuar homologët e tij nga Gjirokastra dhe Klina për vizitën dhe interesimin e tyre dhe ka shfaqur shpresën për thellimin e bashkëpunimit.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)