29 Mars 2024

Kandidatët e PDK-së dhe LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend

Prishtinë, 19 shkurt - Pa përfunduar ende numërimi i votave me kusht, atyre të diasporës dhe votave të personave me nevoja të veçanta, tashmë kanë dal emrat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvend

Nëse trendi i votave mbetet i njëjtë, grupi parlamentar i PDK-së për këtë legjislaturë do të përbëhet nga: Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Ardian Kastrati, Rashit Qalaj, Hajdar Beqa, Petrit Hajdari, Abelard Tahiri, Bekim Haxhiu, Eliza Hoxha, Blerta Deliu Kodra, Ganimete Musliu, Adelina Grainca, Ariana Musliu Shoshi dhe Floreta Zejnullahu.

PDK-ja mori rreth 17.41% të votave, e që përkthyer në deputetë i bie t’i ketë marrë 20 ulëse në Kuvend.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.

Express merr vesh emrat e 15 deputetëve të LDK-së që kanë siguruar vende në Kuvendin e Kosovës. Në krye të listës (pa votat e diaspores) është Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Behgjet Pacolli.

Kandidatët për deputet më të votuar nga LDK-ja janë Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku që kanë marrë nga 25 mijë vota, ndërsa Anton Quni 12 mijë vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve. /rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)