29 Mars 2024

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz viziton sot Kosovën

Prishtinë, 6 nëntor - Kancelari austriak, Sebastian Kurz viziton sot Kosovën, me ç'rast do te takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Presidenti Thaçi dhe kancelari austriak pas takimit do të mbajnë konferencë për media në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Një ndër temat kryesore të bisedimeve është konflikti mes Kosovës dhe Serbisë  si dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve përmes procesit të dialogut.

Për Kosovën që pret liberalizimin e vizave me BE, vizita e kancelarit austriak, Sebastian Kurz ka rëndësi të veçantë, pasi Austria mban aktualisht presidencën e radhës në BE.

Para vizties ne Kosova Kancelari Kurz ishte në një vizitë zyrtare edhe në Beograd ku pas takimit me presidentin, Aleksandër Vuçiç tha se Serbia nuk do të mund të hyjë në Bashkim Evropian pa gjetur një zgjidhje me Kosovën dhe kjo sipas tij është kushti kryesor drejt kësaj rruge.

Kancelari Kurz tha se është me rëndësi që bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të përfundojë me sukses,

"Ne kemi një mundësi unike tani që ta lëm historinë në histori dhe të lëvizim përpara në një të ardhme të suksesshme. Njerëzit në Serbi duhet të kuptojnë se Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm nëse Beogradi dhe Prishtina gjejnë një zgjidhje. Ky është kushti kryesor për Serbinë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian," tha zoti Kurz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)