19 Prill 2024

Kanada, diskutohet procesi i decentralizimit në Kosovë

Ottawa, 17 qershor - Në një tryezë të rrumbullakët të mbajtur në Universitetin e Carlton-it, në Ottawa të Kanadasë, u diskutua procesi i decentralizimit në Republikën e Kosovës. Pjesëmarrësit e tryezës konkluduan se në përgjithësi funksionalizimi dhe qëndrueshmëria e decentralizimit në vendet në zhvillim dhe tranzicion merr kohë për tu bërë një tregim i suksesshëm.

Në Universitetin e Karlltonit (Carleton Univerzity) në Ottawa të Kanadasë u organizua një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua procesi i decentralizimit në Republikën e Kosovës me theks të veçantë rreth vështirësive dhe mundësive që ky projekt i sjell Kosovës. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues të mbi 15 shteteve, që vinin nga disa kontinente të ndryshme.

Gjatë kësaj tryeze, Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) prezantoi të gjeturat dhe konkluzionet e studimit të fundit të publikuar nga Instituti KLGI me titull:“Decentralizimi në Kosovë: I Qartë në Letër i Turbullt në Praktikë”. 

Tahiri gjatë prezantimit të tij në tryezë theksoi se: Decentralizimi në Republikën e Kosovës ka qenë në qendër të agjendës institucionale për shtetin e posalindur të Kosovës. “Ne kemi një kushtetutë të përparuar, e cila në vete përmban parimet më të avancuara evropiane të qeverisjes lokale. Mirëpo, zbatimi i një legjislacioni të tillë, po paraqitet si vështirësi për autoritetet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, në veçanti   zbatimi në praktik dhe funksional i decentralizimit. Si pasojë e mungesës së resurseve dhe vështirësive të krijuara në fushën e transferimit funksional të përgjegjësive në komuna, tashmë shfaqet një nevojë urgjente për ta bërë veprime konkrete në funksion të zbatimit praktik të decentralizimit, që në fakt për synim ka afrimin e shërbime sa më afër qytetarëve”. 

Ai gjatë prezantimit të tij evidentoj disa suksese dhe sfida që ndërlidhen me themelimin e komunave të reja dhe gjithashtu vështirësive të ndryshme që ndërlidhen me funksionalizimin e plotë të kompetencave që tanimë janë në kuadër të përgjegjësive në të gjitha komunat e Kosovës.

Tahiri duke përfunduar prezantimin e tij tha se “decentralizimi është pjesë përbërëse e konsolidimit shtetëror dhe shpalljes së pavarësisë së vendit, prandaj është me interes për vendin dhe partnerëve ndërkombëtarë që në bashkëpunim të ngushtë, të qëndrojnë të vendosur dhe të jenë të qartë që progresi nuk duhet të mbetet i izoluar, por të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë, kanë adresuar disa ide dhe komente të cilat lidhen ngushtë me politikat zhvillimore të decentralizimit si dhe të praktikave ndërkombëtare. Pjesëmarrësit nga shtetet afrikane u interesuan për sistemin qeverisës dhe për nivelin e shërbimeve që ofrohen ne nivel komunal. Pjesëmarrësit e tryezës konkluduanë se në përgjithësi funksionalizimi dhe qëndrueshmëria e decentralizimit në vendet në zhvillim dhe tranzicion merr kohë për tu bërë tregim i suksesshëm.

Kjo tryezë ishte organizuar në kuadër të punimeve të Programit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Evaluimit dhe Trajnimeve (IPDET). Ky program me reputacion të lartë ndërkombëtar këtë vit ka festuar 10 vjetorin e vet. Këtë vit në IPDET janë duke studiuar mbi 150 profesionistë që vijnë nga 80 vende të botës[2] e të cilët do të certifikohen si vlerësues ndërkombëtar.  Z. Tahiri është ndër kosovarët e parë që po i vijon këto studime, dhe i cili pritet të certifikohet nga IPDET.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)