29 Mars 2024

Kadaj-Bujupi takoi kryeparlamentaren Jozefina Topalli

Tiranë, 1 qershor - Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Donika Kadaj-Bujupi, bashkë me një delegacion të gjerë të grave aleanciste, e kanë takuar në Tiranë kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli.

Në pritjen e bërë nga kryeparlamentarja shqiptare, znj. Kadaj-Bujupi dhe znj. Topalli kanë biseduar për shumë çështje me implikime të përbashkëta ndërshtetërore, për integrimet sa mëtë mëdha në rrafshin kombëtar dhe për mundësinë e mbështetjes reciproke në rrafshin ndërkombëtar.

Deputetja Kadaj-Bujupi dhe znj. Topalli kanë diskutuar procesin e liberalizimit të vizave dhe pozicionin e të dy vendeve tona në këtë proces, për angazhimet dhe rëndësinë në ndërtimin sa më të shpejtë të rrugës së kombit dhe rolit të kësaj arterieje të fuqishme në integrimin më të fuqishëm brendakombëtar, për përmbushjen e përbashkët të standardeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për një mori çështjesh të tjera me preokupim të përbashkët.

Deputjeta kosovare kryetarja e Gruas së AAK-së e ka falënderuar kryeparlamentaren shqiptare për lotimin institucional e diplomatik në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të dy bashkëbisedueset kanë folur edhe pr nivelin e përparimit të gruas në kombin tonë, duke e vlerësuar rolin e saj si rol vendimtar jo vetëm për ne, por për zhvillimin e njerëzimit në përgjithësi. “Përparimi i njërëzimit është përparim i gruas”, është thënë në takim.

Znj. Donika Kadaj-Bujupi dhe znj. Jozefina Topalli, kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e mëtejmë, konform memorandumit të bashkëpunimit, midis AAK-së dhe PD-së, si dy subjekte me rol parësor në zhvillimin e të djathtës shqiptare, në të dyja anët e kufirit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)