28 Mars 2024

Kabineti Presidentes Osmani shpenzon shumëfish më pak sesa kabinetet paraprake

Prishtinë, 2 janar - Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e cila njëherit është edhe Ushtrues e e Detyrës, Presidente e Kosovës ka reaguar lidhur me shpifjet në disa portale për gjoja shpenzimet gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Në reagim thuhet se gjatë qëndrimit treditor në Shqipëri, u.d. Presidentja, Vjosa Osmani nuk i ka marrë 1 mijë euro mëditje.

Në delegacionin zyrtar kanë qenë tetë anëtarë, të cilët siç përcaktohet me ligj, kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar shumën prej 1 mijë eurosh.

'Kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak në një vizitë zyrtare.'

'Do të jemi transparent për secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë do t’u japim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh', thekson zyra e znj. Osmani.

Ndaj do të shihet se Kabineti Osmani ka shpenzuar shumëfish më pak sesa kabinetet paraprake.

Përndryshe kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak në një vizitë zyrtare.

Presidentja Osmani ka thene se së shpejti do të publikohen shpenzimet e që të gjithëve dhe do të shihni krahasimin se si të tjerët kanë shpenzuar.

Qofshin ato nga qindra mijëra euro mëditje, udhëtime, përdorim i kartelës zyrtare etj etj

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)