18 Prill 2024

Ivanoviç: Ndarjen e Kosovës po na e imponojnë të huajt

Beograd, 3 gusht - Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kosovës të qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se ndarjen e Kosovës po e “imponojnë të huajt”, që sipas tij po i brenë ndërgjegjja për shkak të qëndrimit “joparimor rreth pavarësisë së Kosovës”.

“Është më se e qartë se Perëndimi po e kupton se ishte ngutur me pavarësinë e Kosovës dhe se kjo nuk do ta zgjidhë problemin. Aty nuk ka stabilitetit politik, e as sundim të drejtës”, ka deklaruar Ivanoviç njofton agjencia FoNet.

“Ata, duke biseduar me dikë, kanë kujtuar se Serbia do të pranojë pavarësinë”, është shprehur Ivanoviç, i cili konsideron se “as oferta momentale që të bëhet anëtare e BE-së, nuk do ta detyrojë Serbinë të ndryshojë qëndrimin”.

Sipas Ivanoviç, mbledhja e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit shërben si  “një përpjekje ruse për afrimin e qëndrimeve” dhe sqaron se “pozicioni i kryesuesit i jep mundësi të mëdha rreth çështjes së kësaj iniciative”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)