24 Prill 2024

Islanda do të përkrahë Kosovën edhe në integrimin në organizatat ndërkombëtare

Reikjavik, 29 nëntor - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Reikjavik të Islandës, ka takuar Gudlaugur Thór Thórdarson, ministër i Punëve të jashtme të Islandës, me të cilin diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe thellimin e bashkëpunimit me këtë vend anëtar të Zonës Schengen.

Ministri i Punëve të jashtme të Islandës, Gudlaugur Thór Thórdarson, theksoi se Islanda ka përkrahur Kosovën deri më tani, ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, jo vetëm për lëvizjen e lirë por edhe integrimin në organizatat ndërkombëtare.

Ministrja Hoxha ka falënderuar ministrin islandez, Gudlaugur Thór Thórdarson, për gatishmërinë e përkrahjes së këtij vendi mik për integrim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe theksoi angazhimin e të gjitha institucioneve për thellimin e bashkëpunimit me këtë vend mik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)