18 Prill 2024

Ish hetuesit dhe dezinformuesit të hetohen, të vihet drejtësia për Astritin

Prishtinë, 24 tetor - Pas marrjes së raportit nga Instituti Mjekësor në Zvicër për rastin e Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje! organizoi një konferencë për shtyp ku parashtroi kërkesat e saj në lidhje me hetimin e rastit.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes, Sami Kurteshi, duke folur për kronologjinë e rastit, tha se inskenimi i sulmit me predhë në ndërtesën e Kuvendit të Republikës u bë sa për ta fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje!, të cilën asokohe pushteti e kishte halë në sy dhe për arsye të caktuara politike e luftonte me të gjitha mjetet që kishte.

Ai theksoi se raporti i ekspertëve nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nxjerrë përfundimin e njëjtë sikur raporti i Mjekësisë Ligjore në Llozanë tani, që nuk ka qenë vetëvrasje por vrasje, duke denoncuar elementet e pushtetit, sidomos në media, që provuan ta shtrembërojnë e mbysin këtë të vërtetë përmes dezinformatave.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes, znj. Albulena Haxhiu, në fjalën e saj lexoi kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje! rreth hetimit të rastit.

1. Prokuroria e Prizrenit të mos merret me hetimin e ri për vrasjen e Astritit.

2. E njëjta prokurori nuk mundet të sigurojë e as ndërtojë besueshmërinë mbi hetimin e këtij rasti. Pra, e njëjta prokurori nuk mund të sjellë hetime objektive mbi rastin e Astrit Deharit.

3. Ne kërkojmë nga Prokuroria Speciale që të merr në trajtim hetimin rastit të aktivistit tonë Astrit Dehari dhe që asnjë zyrtar që ka qenë i përfshirë në këtë proces, të mos jetë i përfshirë më në hetime, por të thirren si të dyshuar e dëshmitarë.

4. Mosnisja e hetimeve të brendshme e bën përgjegjës të drejtpërdrejt kryeprokurorin e shtetit dhe i njëjti nuk mund të heq dorë aq lehtë nga përgjegjësia.

5. Përgjegjësit dhe drejtuesit e institucioneve, qoftë në shërbim korrektues, gjegjësisht në drejtorin e burgut të Prizrenit, qoftë në polici, prokurori e gjykata, duhet të shkarkohen.

Një pushtet abuziv ka penguar drejtësinë për Astritin. Hetimi i plotë dhe vendosja e drejtësisë ligjore për këtë ngjarje do të jetë prioritet i yni qeveritar. Asnjëherë ngjarje e krime të tilla nuk do të përsëriten me qeverinë tonë. Ne do të punojmë pa ndalë deri sa të vihet në vend drejtësia për Astritin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)