20 Prill 2024

INDEP prezanton punimin për gratë në vendimmarrje

Prishtinë, 26 mars - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon konferencën “Gratë në vendimmarrje”.

Kjo konferencë organizohet përmes Programit Angazhimi për Barazi - E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID dhe realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC. 

Në këtë konferencë do të prezantohet edhe punimi “Gratë në vendimmarrje në institucionet publike të Kosovës”.

Punimi do të identifikojë trendet në aspektin e pjesëmarrjes së grave në sektorin publik që nga viti 2008, dhe mbështet statistikat me zhvillimet e mundshme kontekstuale që mund të kenë ndikuar në zhvillimin e këtyre trendeve.

Konferenca mëton të sjellë së bashku përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi këtë çështje dhe për të propozuar hapat që mund t’i marrim në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)