28 Mars 2024

I gjithë rajoni duhet të lëvizë shpejt në procesin e integrimeve

Prishtinë, 11 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti Jean Asselborn Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Luksemburgut.

Presidenti Sejdiu, pas takimit me Jean Asselborn, në të cilin u  bisedua për zhvillimin e raporteve në mes të dy vendeve, e falënderoi z. Asselborn, për mbështetjen që Luksemburgu i ka dhënë Republikës së Kosovës, në procese të rëndësishme, para pavarësimit të vendit, si dhe në proceseve të mëvonshme, me prezencën e njerëzve në kuadër misioneve ndërkombëtare, në kuadër të KFOR-it, me investime të rëndësishme dhe për garancinë e veçantë për investime të tjera.

Presidenti Sejdiu tha se Luksemburgu, përkundër krizës financiare globale, gjen përkushtimin për të mbështetur vendin tonë me 50 milionë euro, si dhe mbeten të përkushtuar edhe në mbështetjen e vendit tonë në kuadër të politikave të përbashkëta të Bashkimit Evropian, të proceseve integruese dhe në procesin e shtimit të njohjeve ndërkombëtare për Kosovën.

Presidenti Sejdiu dhe Jean Asselborn theksuan se i gjithë rajoni duhet të lëvizë shpejt në procesin e integrimeve, kurse vendet sovrane duhen të kenë raporte të mira ndërfqinjësore, duke çmuar vlerën e secilit vend, në kuptim të diversiteteve etnike.

“Kosova e ka përkushtimin që duke u mbështetur në Projektin e Presidentit Ahtisaari dhe në vizionin tonë politik të jetë garantuese dhe realizuese e mirë e politikave dhe e standardeve bashkëkohëse”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Ndërkaq, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn, duke folur për raportet e mira në mes të dy vendeve dhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit, tha se Bashkimi Evropian e mbështet çdo hap, i cili do ta stabilizonte rajonin, që do ta ndihmonte Kosovën, por edhe që e ofron Serbinë me Brukselin.

“Viti 2010 do të jetë shumë i rëndësishme për Kosovën, sepse pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të mund të ishte një mundësi e ndryshimit të qëndrimit të Serbisë sa i përket Kosovës, sepse aspiratat e Serbisë dhe të Kosovës varen nga integrimet evropiane, që një ditë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, sikur edhe të gjitha vendet e tjera të rajonit”, theskoi Jean Asselborn.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)