28 Mars 2024

Hyseni takoi Ambasadorin e Japonisë, Akio Tanaka

Prishtinë, 3 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka takuar sot në një takim lamtumirës Ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Republikën e Kosovës, Akio Tanaka.

Ministri Hyseni dhe Ambasadori Tanaka kanë folur për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në planin dypalësh dhe shumëpalësh, për investimet në Kosovë nga komuniteti i biznesit të Japonisë, si dhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit.

Ministri ka falënderuar Ambasadorin e Japonisë për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme dhe të vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën. Po ashtu, Ministri i ka bërë thirrje komunitetit të biznesit të Japonisë që të eksplorojë mundësitë e investimeve në Kosovë, përfshirë mundësinë që kompani të mëdha japoneze të hapin njësi prodhuese ose përfaqësi në Kosovë.  

Në këtë takim, është folur edhe për zhvillimet më të fundit në relacionet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Në këtë temë, Ministri ka theksuar vullnetin dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunim me të gjithë fqinjët, dhe në këtë kontekst, ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Kosovës për bashkëpunim edhe me Republikën fqinje të Serbisë.

Në lidhje me projektrezolutën serbe, Ministri është shprehur se kjo qartazi bie ndesh me Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe si e tillë paraqet mosrespekt dhe kritikë të papranueshme për Gjykatën Botërore, organin kryesor gjyqësor të Kombeve të Bashkuara, dhe se nuk u kontribuon aspak proceseve të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, perspektivës së tyre evro-atlantike, dhe as krijimit të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)