18 Prill 2024

Hungaria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë, 6 tetor - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar hungarez Jozsef Bencze. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Kryetarja Osmani ka thënë potencuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve datojnë jo vetëm nga vitet e 90-ta, në kohën e presidentit Rugova, porse edhe nga përpjekjet e përbashkëta historike.

Ajo ka thënë se Hungaria është një prej shteteve që e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën dhe ka shfaqur shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej.

U përmendë bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve në sferën ekonomike, kulturore dhe atë të arsimit, me zotimin se do të rritet intensiteti i këmbimit të studentëve ndërmjet të të dy shteteve.

Në këtë kontekst, u diskutua për bashkëpunimin ndërparlamenatar ndërmjet Kosovës e Hungarisë dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)