29 Mars 2024

Hrebickova përfundon misionin si ambasadore e Çekisë në Kosovë

Prishtinë, 16 dhjetor - Ushtruesi i Detyrës i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti ambasadoren e Çekisë, Janina Hrebickova.

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Çekisë në vendin tonë, znj. Janina Hrebickova.

Në takim, Krasniqi e falënderoi ambasadoren Hrebickova për angazhimin e saj gjatë kohës së shërbimit në vendin tonë, në kohën kur Kosova kaloi nëpër procese të rëndësishme dhe historike.

Ai gjithashtu falënderoi qeverinë dhe popullin e Republikës së Çekisë për ndihmën e pakursyer dhënë Republikës së Kosovës, për njohjen e shtetit tonë dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e bashkëpunimin e frytshëm në të gjitha fushat.

Nga ana e saj, ambasadorja Janina Hrebickova falënderoi Krasniqi dhe institucionet e Kosovës për bashkëpunimin shumë të mirë që kanë pasur gjatë kësaj kohe dhe u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të intensifikohen edhe më tej.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)