28 Mars 2024

Hoxha propozon marrëveshje me Shqipërinë e Malin e Zi në integrimin evropian

Prishtinë, 15 nëntor - Të propozuara nga Ministrja e Integrimit Evropian, në mbledhjen e Qeverisë, sot janë miratuar dy  nisma për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Malit  të Zi.

Si të tilla marrëveshjet bazohen në aspiratat  dhe zotimet  e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet Evropian që do kontribuojë në integrimin e Republikës së Kosovës dhe do të afirmojë vlerat evropiane në bashkëpunim bilateral dhe rajonal, duke stabilizuar edhe më tej zonën e Evropës Juglindore.

Gjithashtu, theksoi Ministrja Hoxha, përmes këtyre  Marrëveshjeve, Kosova e përmbush edhe një obligim që derivon nga MSA-ja, sa i përket çështjes së bashkëpunimit me vendet tjera që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, respektivisht neni 17 i MSA-së, Kosovë–BE.

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, do të vazhdojë negocimet me shtetet respektive me qëllim që të arrihet harmonizim i obligimeve të ndërsjella që do parashihen në Marrëveshje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)