04 Korrik 2020

Hoti zyrtarisht mori pozitën e kreut të Qeverisë

Prishtinë, 4 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot edhe zyrtarisht e ka marrë drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në një ceremoni shtetërore, ai ka parakaluar para Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ishte rreshtuar në nderim të kryeministrit të ri, ndërsa orkestra e FSK-së po intononte himnin shtetëror.

Pas marrjes së detyrës, Kryeministri Hoti ka mbledhur kabinetin qeveritar, ku ka prezantuar objektivat kryesore të Qeverisë së re.

Kryeministri Hoti, gjatë ditës së sotme, do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe do të vizitojë Ministrinë e Shëndetësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)