28 Mars 2024

Hoti dhe Osmani takuan Zëvendës Presidentin e BE-së Rainer Wieland

Prishtinë, 24 qershor - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme znj. Vjosa Osmani sot takuan Zëvendës Presidentin e BE-së Rainer Wieland së bashku me 20 përfaqësues senior të CDU-së.

Avdullah Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi z. Wieland dhe të pranishmit për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës.

Në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë. 

Në fund të takimit z. Wieland falënderoj z. Hoti për takimin si dhe theksoj edhe një herë se LDK mbetet partneri me kredibil për procesin e integrimit euro-atlantik te vendit tone.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)