29 Mars 2024

Hondurasi premton njohjen e Kosovës brenda këtyre ditëve

Honduras, 3 shtator - Zëvendës kryeministri dhe Ministri i  Punëve të Jashtme, të Shqipërisë Ilir Meta kërkojë nga Republika e Hondurasit që sa më shpjet ta njoh Kosovën gjatë një takimi që zhvilloi në atë shtet.
Meta tha se Kosova pas shpalljes së Opinionit Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ishte një çështje që u trajtua gjerësisht në të gjitha takimet që ai kishte në Amerikën Qendrore.

Ndërsa presidenti i Hondurasit Porfirio Lobo Sosa theksoi se rasti i Kosovës është një rast unik dhe se vendi i tij e ka ndjekur këtë çështje me kujdes të veçantë.

Presidenti Lobo theksoi gjithashtu se pas Opinionit Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, qëndrimi i Hondurasit është akoma dhe më i qartë në favor të njohjes së shtetit të Kosovës, duke i konfirmuar z. Meta se një vendim i tillë do të zyrtarizohet në ditët në vijim.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)