28 Mars 2024

Holanda përkrahëse e vazhdueshme e agjendës evropiane të Kosovës

Prishtinë, 11 mars - Ministri i Integrimit Evropian Blerim Reka u takua me Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Gjatë takimit u diskutua procesi i integrimit evropian të Kosovës, më theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane për Reformave dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Reka falënderoi ambasadoren Willems për përkrahjen e vazhdueshme të Holandës, dhe njëkohësisht theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për t’u përshtatur me dinamikën e këtij procesi.

Njëkohësisht Ministri potencoi se liberalizimi i vizave është jetik për qytetarët e Kosovës dhe nevojitet përkrahja e Holandës dhe shteteteve të tjera anëtare të BE-së për të përmbyllur këtë kaptinë.

Poashtu, Ministri Reka kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Holandës në procesin e përgjithshëm integrues.

Nga ana e saj Ambasadorja Willems konfirmoi mbështetjen e Holandës për aspiratat e Kosovës për integrim evropian.

Ajo rikonfirmoi rëndësinë e implementimit të  Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendën Evropiane, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të shohin rezultatet konkrete në jetën e përditshme të tyre.

Lidhur me liberalizimin e vizave, Ambasadorja Willems theksoj që Kosova duhet të tregoj rezultate konkrete në implementimin e vazhdushëm të të gjitha kritereve, specifikisht të atyre të lidhura me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Poashtu, theksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona specifikisht në fushën e integrimit evropian dhe sundimit të ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)