28 Mars 2024

Haziri: Bajram Rexhepi ka qenë bashkëpunues e asjëherë përjashtues

Gjilan, 21 gusht - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Haziri ka thënë ka qenë nderë të bashkëpunoj me Bajram Rexhepin në disa nivele, edhe si kryetar Komune, edhe si kryeministër e edhe si ministër.

“Për aq kohë sa kam bashkëpunuar, ruaj respektin dhe konsideratën maksimale për z. Rexhepi. Ka qenë bashkëpunues i mirë e asnjëherë përjashtues."

"Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për kontributin e tij si mjek, sikurse edhe në politikën kosovare të pasluftës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, farefisit, miqve, shokëve e kolegëve. Shpirti i tij pastë dritë!”, ka thënë Haziri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)