29 Mars 2024

Haradinajt i refuzohet viza edhe nga Britania, pas SHBA-ve

Prishtinë, 27 janar - Ambasada britanike nuk e ka pajisur deri tani me vizë kryeministrin Ramush Haradinaj, gjë që vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e kreut të ekzekutivit në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, që organizohet në fund të shkurtit në Londër.

Dy javë më parë, edhe Ambasada amerikane refuzoi t’i japë vizë Haradinajt, duke mos i lejuar atij udhëtimin drejt shtetit të Iowas. Masa të tilla po vihen re pas nxitjes që si Haradinaj, ashtu edhe kreu i shtetit Hashim Thaçi, i kanë bërë nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht se ngritja e saj është realizuar në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Zyra e Haradinajt refuzon prej tri ditësh t’u japë gazetarëve të interesuar informacione mbi aplikimin e tij për vizë britanike. Më herët, misioni diplomatik i Francës në Prishtinë nuk e hodhi poshtë mundësinë e sanksionimit të deputetëve kosovarë me mosdhënie të vizave, nëse vazhdojnë ta përkrahin ligjin e Speciales.

Sipas zyrtarëve të saj, as që duhet menduar se një shkelje e tillë serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë do të kalojë pa pasoja. Por, edhe pse përmendet mundësia e sanksioneve, në përgjigjen e Ambasadës thuhet se, sërish ajo ndan bindjen që arsyeja në fund do të triumfojë, pasi kjo është në interes të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)