20 Prill 2024

Haradinaj vizitoi Policinë e Kosovës, Zjarrëfikësit dhe Repartin e Emergjencës

Prishtinë, 31 dhjetor - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në prag të ndërrimit të moteve ka vizituar Policinë e Kosovës, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. 

Gjatë vizitës që i bëri Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Dhomës Operative, prej aty ku monitorohet gjendja në përgjithësi në vend, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se këtë vizitë e ka bërë bashkë me ministrin dhe drejtorin e Policisë, për të shprehur falënderimin për të gjithë ata që janë në punë sot, jo vetëm këtu, por në të gjithë vendin.

“Qytetarët e Kosovës i janë falënderues Policisë së Kosovës, të cilët janë në shërbim gjithë kohën edhe tani kur ne festojmë. Vërtet është kjo një tregues se sa mirë e bëjnë punën”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, i cili nga drejtori Qalaj është njoftuar se nuk ka asnjë incident, nuk ka diçka që e prishë festën dhe çdo gjë po shkon si duhet.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se janë disa punë që duhet t’i kryejnë institucionet e vendit, është ligji për pensionim, ligji i sigurimeve shëndetësore për policinë që duhet t’i realizojnë, por Policia e Kosovës është polici e mirë, profesionale, është në zhvillim e sipër dhe janë të bindur se në të ardhmen do të kenë më shumë suksese.

Më pas kryeministri në detyrë Haradinaj, ka vazhduar për vizitë edhe tek Zjarrfikësit. Aty, kryeministri në detyrë Haradinaj shtoi se është në dijeni që ende nuk është finalizuar statusi i zjarrfikësve në vend, dhe se kjo është ende një paqartësi në mes kompetencave të nivelit nacional dhe të komunave ose mënyra e organizimit të saj.

“Shpresojmë që në të ardhmen me ligj do të rregullohet qëndrueshëm statusi i zjarrfikësve, njëkohësisht të aprovohet shkalla e rrezikshmërisë që ju takon, por edhe të kujdesemi edhe për orët e paplotësuara”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj, i cili në emër të qytetarëve të Kosovës ua uroi zjarrfikësve Vitin e Ri që të jetë një vit i mbarë më sa më pak punë për ta.

Kryeministri në detyrë Haradinaj theksoi se të gjithë e dinë rëndësinë e zjarrfikësve dhe se do të kujdeset që në Kosovë të mos mungojë në raport me zjarrfikësit dhe tha se janë një institucion i rëndësishëm, sepse kjo na bën që të jetojmë të qetë e të lirë.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, vizitën e ka vazhduar në Repartin e Emergjencës në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, duke thënë se është lajm i mirë se nuk ka shumë raste tash për tash, dhe ka apeluar te të gjithë që të festojnë me kujdes, sidomos te drejtuesit e makinave, që të kenë kujdes, në mënyrë që të mos e kthejnë festën në dhimbje.

“Kam ardhur sot t’i falënderoj të gjithë mjekët, doktorin Basri Lenjanin, që e kemi këtu, por edhe mjekët që janë në punë në gjithë vendin, sepse ata do të vazhdojnë të kujdesen për ata që kanë nevojë”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

 Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e festave të fundvitit dhe falënderoi kryeministrin për vizitën në Klinikën Emergjente, stafit, i cili është në përgjegjësi të ofrimit të kujdesit emergjent mjekësor.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)