20 Tetor 2018

Haradinaj u takua me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Havolli

Prishtinë, 11 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës priti në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli dhe këshilltarin për çështje ligjore, Veli Hoti.

Duke uruar kryeministrin Haradinaj në marrjen e përgjegjësive të reja në udhëheqje të ekzekutivit, drejtori Havolli shprehi gatishmërinë e tij si dhe të Agjencisë për një bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv me qeverinë, në përmirësimin e gjithmbarshëm të perceptimit të qytetarëve lidhur me korrupsionin në vend.

Kryeministri Haradinaj tha se me konceptin e tij qeverisës mësynë fuqizimin në mandatin e vet ligjor të secilit subjekt a entitet të sistemit.

Kryeministri përmendi si sfidë moszbatueshmerinë e ligjeve si dhe korrupsionin e lartë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë që ai e drejton për ndryshim rrënjësor të kësaj gjendjeje.

Drejtori Havolli ia parashtroi kryeministrit kërkesat që katër ligje që kanë të bëjnë me korrupsionin të plotësohen dhe ndryshohen, siç është Ligji antikorrrupsion, Sekuestrimi i pasurisë së fituar përmes veprës penale, ai për shmangien e konfliktit të interesit si dhe Ligji për deklarimin e pasurisë, duke i inkorporuar në to praktikat e mira.

Sipas kryeministrit Haradinaj suksesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të arrihet nëse bëhet vlerësim real i prezencës dhe i peshës së korrupsionit në shoqërinë tonë.

Ai tha se qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar që të arrihen rezultate konkrete në afat optimal në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 tetor 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon ditë e dytë të Kongresit e I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret një ekspozitë me titull "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve", e propozuar nga shoqata franceze "Écrits de lumière". (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social në Malishevë. (Lagjja Mirëdita në Malishevë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të sheshit të Obiliqit. (Qendra e qytetit në Obiliq, ora 14:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban nesër (e shtune) takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 15:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në edicionin e Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest', mbahet tribunë shkencore 'Rakia si mundësi e rritjes se mireqenjes se ekonomive familjare në viset e pasura me pemë. Investimet në funksion të joshjes së popu tës rurale për prodhimin artizanal të rakisë'. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)