25 Prill 2024

Haradinaj: Te lehtësohet procedura për dhënien e lejeve për qytetarët e Luginës

Prishtinë, 13 tetor - E kryesuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  është mbajtur sot mbledhja e tetë e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe ministritë tjera përkatëse, që të lehtësohet procedura për dhënien e lejeve të përkohshme dhe të përhershme për qytetarët e Luginës së Preshevës, ose viset tjera.

Duke pas parasysh që në Programin Legjislativ për vitin 2017 është edhe Ligji për të Huajt, kryeministri ka kërkuar përfshirjen e dispozitave ligjore të cilat do të krijonin lehtësira për dhënien e këtyre lejeve dhe të shtetësisë, për qytetarët e rajonit me të cilat kufizohet Kosova. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, bëri të ditur se tashmë janë takuar me shoqatat e këtyre qytetarëve dhe janë duke shqyrtuar mundësitë e realizimit të këtyre lehtësirave.

Në këtë mbledhje, është miratuar rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr. 02/ 2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, e ndryshuar dhe e plotësuar me Rregulloren nr. 07/2011 dhe Rregulloren nr. 14/2017. 

Nevoja për të ndryshuar këtë rregullore vjen pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, e marrë në seancën e Kuvendit të 9 shtatorit 2017, për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Plotësimi i sotëm është bërë për të shtuar Ministrinë për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Kabineti ka miratuar kërkesën për ndarjen e mjeteve financiare për punën e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, 49 mijë e 40 euro për punën e tyre. Mjetet financiare do të ndahen për punën e tyre në terren dhe shqyrtimin e dokumentacionit të nevojshëm. 

Qeveria ka miratuar kërkesën për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për ekspertizë shtesë jashtë vendit lidhur me vdekjen e shtetasit të Republikës së Kosovës, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, duke ndarë 50 mijë euro. Propozimi është bërë duke u bazuar në rekomandimin e Kuvendit të Kosovës me datë 20.12.2016, që obligonë Qeverinë të mbuloj shpenzimet për ekspertizë jashtë vendit.

Është miratuar vendimi për vazhdimin e mandatit për një vit të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politikë. 

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është emëruar  përgjegjës për Organizmin e Mbledhjeve të Përbashkëta me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe organizimet e mbledhjeve tjera eventuale. 

Me vendim, kabineti ka përjashtuar nga neni 3 i Ligjit për Prokurimin Publik për nevojat e Policisë së Kosovës, sipas kërkesës të datës 11.10.2017. Kjo praktikë përdoret edhe për institucione tjera të sigurisë dhe është e bazuar në normativë ligjore.

Me vendime të ndara, i është vazhduar mandati Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. 

Kabineti Qeveritar ka miratuar vendimin, përmes së cilit i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës riemërimin edhe për një mandat të z. Krenar Bujupi në pozitën e anëtarit/ kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Në mbledhje është miratuar Nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (COSME) (2014-2020)" .  “COSME” mbështet qasjen më të mirë në financa , qasje më të mirë në treg, dhe kushte më të favorshme për krijimin dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Është miratuar Nisma për aderimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare: Shkolla Rajonale e Administratës Publike- ReSPA. Kjo shkollë financohet nga Komisioni Evropian dhe menaxhohet nga Instituti Evropian i Administratës Publike, dhe ka mision forcimin e bashkëpunimit rajonal, me synim krijimin e sistemeve të përgjegjshme, efektive dhe profesionale të administratës publike, në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

Kryeministri Haradinaj theksoi se anëtarësimi i plotë në këtë shkollë dëshmon gatishmërinë e Kosovës për avancimin në drejtim të këtyre standardeve profesionale të administratës publike.

Poashtu, edhe vendimi i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit për Menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacak është miratuar në këtë mbledhje.

Sipas këtij vendimi, të gjitha Komunat e Republikës së Kosovë në territorin e tyre duhet të shpallin gjendjen emergjente dhe të mobilizojnë strukturat e sistemit të mbrojtjes, shpëtimit, ndihmës dhe shërbimeve të tjera emergjente, të cilat do të merren me trajtimin e qenve endacak për të zvogëluar rrezikun e qytetarëve, ku do të përfshinë, zënien, kastrimin, sterilizimin, vaksinimin, dehelmentizimin, identifikimin dhe lëshimin e tyre.

Në mungesë të Buxhetit të Komunave, Qeveria e Republikës së Kosovë sipas kërkesave do të ndajë buxhet për mbështetjen e këtij shërbimi në të gjithë territorin e vendit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të gjitha komunave do t’u ofron listën e subjekteve veterinare të licencuara, t’u siguron dhe shpërndan vaksinat kundër sëmundjes së Tërbimit, tabletat për dehelmentizimin e qenve kundër sëmundjeve parazitare, materialin shpenzues (shiringa dhe gjilpëra), për realizimin e vaksinimit. Gjithashtu, në bashkëpunim me Autoritetet Komunale, AUV do të siguroj monitorimin e kryerjes së shërbimeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur për përgatitjet që janë duke u bërë për funksionalizimin e Mjekësisë Ligjore. Në mbledhjet e ardhshme do të miratohet organogrami i këtij instituti, ndërsa javën e ardhshme do të publikohet konkursi për drejtor.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)