24 Prill 2024

Haradinaj Stublla kërkon avancimin e bashkëpunimit me shtetet anëtare të OBI

Prishtinë, 21 shtator –  Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të hënën zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen. 

“E falënderova z.Al Othaimeen për angazhimin e vazhdueshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në përkrahje të Republikës së Kosovës, ku përgjatë viteve kjo organizatë ka adresuar përmes rezolutave çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga vendet anëtare”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm Al-Othaimeen ndihmë për ta avancuar bashkëpunimin edhe me shtetet tjera anëtare të OBI-së, me fokus të veçantë me shtetet jo-njohëse të Kosovës që janë pjesë e kësaj organizate. 

“Njëherësh kërkova thellim të bashkëpunimit me këtë organizatë islamike, si organizatë e rëndësishme politike në përgjithësi, në fusha të interesit të përbashkët politik dhe ekonomik”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)