29 Mars 2024

Haradinaj: Rrugëtimin tonë, e kemi pasur ndihmën e vendeve mike

Prishtinë, 19 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti një grup prej 120 studentëve nga Universitetet e Vjenës dhe Venedikut, duke thënë se është respekt i madh për Kosovën që këta studentë janë këtu sot dhe i falënderoi për angazhimin e tyre që po japin për një imazh të mirë për vendin tonë te vendet ku ata jetojnë.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka arritur rezultate të mira në shumë fusha të jetës së saj politike, sociale, ekonomike, por theksoi edhe sfidat të cilat i përcjellin veprimtaritë e ndryshme të jetës.

Kryeministri njoftoi studentët poashtu për çështjen energjetike, sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve për zbatimin e ligjit, shëndetësinë, arsimin dhe fusha të tjera të rëndësishme.

“Ne do të përkushtohemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe jam optimist për Kosovën, me të gjitha sfidat dhe vështirësitë tona. Ne kemi qenë me fat, që në rrugëtimin tonë, e kemi pasur ndihmën e vendeve mike”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me rëndësi të veçantë është që të gjithë të ndihen të barabartë, pa marrë parasysh etnitetin e tyre. 

Udhëheqësja e këtij grupi, Marijana Grandits nga Universiteti i Vjenës, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke theksuar se vizita në Kosovë është mundësi e mirë për t’u njoftuar për situatën këtu, për vizionin dhe planet e kryeministrit Haradinaj për Kosovën.

 Ajo tha se tash e 15 vjet prej kur vizitojnë Kosovën kanë marrë përshtypje të mira nga njerëzit këtu.

Kryeministri Haradinaj u është përgjigjur studentëve në pyetjet e tyre që kishin të bënin me reformat në arsim, llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve, çështjen e liberalizimit të vizave dhe demarkacionin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)