20 Prill 2024

Haradinaj priti përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Nëna Terezë”

Prishtinë, 28 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Nëna Terezë”, të kryesuar nga drejtori Zef Shala.

Fillimisht, ata e uruan kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke ia ofruar kështu mbështetjen e tyre në të gjitha fushat.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj përgëzoi përfaqësuesit e Shoqatës “Nëna Terezë” për punën e palodhshme, e cila për 27 vjet me radhë nëpërmjet programeve dhe projekteve humanitare e ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë popullin e Kosovës, duke dhënë kontribut në zvogëlimin e varfërisë në vend. 

Gjatë viteve 1995 -1999 rreth 150 anëtar të Sh.B. “Nëna Terezë” janë vrarë kurse 40 konsiderohen të zhdukur në luftë.

Po ashtu, kryeministri premtoi se qeveria e Kosovës do të angazhohet fuqishëm në zbatimin e vendimeve dhe detyrimeve qeveritare, për uljen e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë, duke krijuar vende të reja të punës dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Drejtori i Shoqatës “Nëna Terezë”, Zef Shala, e ka njoftuar kryeministrin Haradinaj me aktivitetet e shoqatës, që pos zbutjes së varfërisë po kontribuon edhe në zhvillim.

Sipas tij kjo shoqatë është shpallur nga Ministria e Administratës Publike ndër organizatat më transparente në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)