24 Prill 2024

Haradinaj priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë

Prishtinë, 29 Maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim lamtumirës, ambasadorin e deritashëm të Maqedonisë në Republikën e Kosovës, Ilija Strashevski, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë misionit të tij, në ndërtimin e marrëdhënieve të mira bilaterale Kosovë – Maqedoni.

“Kosova dhe Maqedonia kanë treguar partneritet të mirë politik, ekonomik dhe diplomatik përgjatë këtyre viteve dhe ky partneritet duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke avancuar edhe më shumë marrëdhëniet tona si shtete fqinje”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se vetëm fqinjësia e mirë mund të sjellë paqen e qëndrueshme e cila në Ballkan është tejet e nevojshme.

Në këtë takim u diskutua edhe për vazhdimësinë e raporteve të mira diplomatike ndërshtetërore.

Ambasadori i deritashëm i Maqedonisë në Republikën e Kosovës, Ilija Strashevski falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe angazhimin për marrëdhënie të mira bilaterale mes dyja vendeve.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)