25 Prill 2024

Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë

Prishtinë, 29 janar  - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadoren Huhtamaki për përkrahjen e dhënë në avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë.

Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, kryeministri Haradinaj theksoi kontributin e ambasadores Huhtamaki në avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamaki, falënderoi kryeministrin Haradinaj për bashkëpunim, gjatë shërbimit në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)