19 Prill 2024

Haradinaj falënderon qytetarët e Kukësit për mbështetjen dhënë Kosovës

Prishtinë, 12 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu me bashkëpunëtorë.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi kryetarin për kontributin e jashtëzakonshëm që banorët e Kukësit kanë dhënë për Kosovën, në etapat më të rëndësishme historike.

Më tej, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha temat me interes për të dyja vendet, veçmas për bashkëpunim të dyanshëm, konkretisht mes komunave kufitare.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke kërkuar përkrahjen e Kosovës në projekte ekonomike të Kukësit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)