18 Janar 2018

Haradinaj emëron Gazmend Sylën këshilltar për kategorit e dala nga Lufta

Prishtinë, 13 shtator - Pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull sipas ligjit, sepse vonesat që po ndodhin tani janë të pajustifikueshme, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë pritjes që u bëri udhëheqësve të katër Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, nga rajoni i Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj, Bekë Berisha, Gazmend Syla dhe Sadri Hoxha.

Me konstituimin e organeve te Kuvendit, duhet të bëhet rishikimi i buxhetit që pensionet e veteranëve të mos paguhen në mënyrë të pjesshme por të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë.

Katër kryetarët e OVL të UÇK-së e përgëzuan kryeministrin për detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë.

Kryeministri Haradinaj tha se do ta ketë parasysh rrugën e lirisë të cilën e kaluan së bashku, prandaj do të jetë gjithnjë pranë tyre në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen ata.

Kryeministri Haradinaj e ka caktuar Gazmend Sylën këshilltar politik të kryeministrit dhe drejtor të Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Janar 2018 - Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të zhvilloi një takim me kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri. (Rezidenca e kryetarit Muhaxheri në Pejë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku do të formohet Komiteti për Politikë dhe Financa si dhe do të caktohen anëtarët e komisioneve të aksionarëve nëpër ndërmarrjet publike komunale. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Demokracia Plus në bashkëpunim me CoDe organizon tryezën me temë “Roli i Grupeve Jo formale të Grave në Politik Bërje – Shkëmbimi i përvojave në mes të grupeve jo formale të grave në nivel lokal dhe institucioneve qendrore”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF organizon konferencën e lançimit kombëtar të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Hapen punimet e punëtorisë me temë  “ Profilizimi i mësimdhënësve të klasave  I -V ”,  të organizuar nga MAShT dhe ku do të jenë të pranishëm drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit në rajonin e Pejës  si dhe të gjithë drejtorët e Sh.F.M.U-ve së bashku me dy mësimdhënës të klasave  I –V dhe nga një mësimdhënës i shkollave të fshatrave. (Shkolla fillore “Shaban Spahija “ në Pejë, ora 10:00)

- Ministri i Infsrastrukturës, Pal Lekaj, do të zhvillojë vizitë inspektuese në Autostradën “Arbën Xhaferi”. (Autostrada në fshatin Doganaj, ora 10:30)

- Në kuadër të lansimit të programit Zhvillim Rajonal, Ministria për Zhvillim Rajonal,  nesër më 18 janar, 2018,  nga ora 13:30, organizon takimin me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të informimit të komunave lidhur me këtë programin për Zhvillim Rajonal dhe mundësit e zhvillimit socio- ekonomik rajonal. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e takimeve P-38 në, ora 13:30) 

- Mbahet mbledhja për themelimin e komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kordinim vendor në fushën e Shkencës së Astronomisë në kuadër të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës. (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora 15:00)