20 Prill 2024

Haradinaj dënon ashpër ndalimin e Nebojsa Jakovljevic nga Serbia

Prishtinë, 10 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë me shqetësim informatën për ndalimin e Nebojsa Jakovljevic nga autoritetet e Serbisë në Merdarë, duke e quajtur këtë si  një veprim të papranueshëm dhe të dënueshëm.

Qeveria e Kosovës dënon ashpër këtë formë të presionit dhe kërcënimit nga ana e Serbisë për qytetarët e komunitetit serb të Kosovës.

“Jakovljevic është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë SLS dhe vëllai i nënkryetarit të Komunës së Obiliqit, familjen e të cilit e kam vizituar gjatë muajit dhjetor. Ky veprim, nuk është i vetmi dhe as i izoluar, por është pjesë e një fushate të orkestruar të pushtetit serb, për ta kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e vendit tone”, vlerëson kryeministri Haradinaj, duke e bërë të qartë se Kosova është e përkushtuar për dialog, që mundëson arritjen e një Marrëveshjeje përfundimtare me shtetin fqinj dhe secili akt që pengon këtë frymë është i papranueshëm.

Kryeministri Haradinaj ka apeluar tek zyrtarët e BE-së si dhe tek Bashkësia Ndërkombëtare, që të reflektojnë për t’i bërë presion Beogradit që të ndalojë menjëherë veprimet e tilla të njëpasnjëshme kundër qytetarëve të Kosovës, të cilat tregojnë qartë rrugën që ka zgjedhur Serbia kundër lëvizjes së lirë, frymës europiane të bashkëpunimit si dhe vlerave të përbashkëta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)