19 Prill 2024

Haradinaj: Demarkacioni do t’i hap rrugën liberalizimit

Prishtinë, 31 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për marrëveshjen e demarkacionit, ka thënë se Kuvendi sa më shpejt duhet të marrë vendimin për këtë temë.

‘Nuk ka arsye për t’u vonuar në këtë temë. Aktualisht çfarë dimë është se Kuvendi nuk ka votë për këtë marrëveshje. Deputetët janë të lirë të vendosin në bazë të bindjeve të tyre. Nëse këtë marrëveshje e rrëzon Kuvendi, atëherë një derë mbyllet dhe një tjetër hapet. Do të gjendet një zgjidhje’’, ka thënë kryeministri Haradinaj për Epokën e Re.

Tutje Haradinaj ka thënë se kjo marrëveshje ka gabime dhe se kufiri është zhvendosur nga Çakorri në Kuqishtë dhe nga Kulla në Savinovodë.

‘’Korrigjimi është i mundshëm por ka shumë garanci që kur të ratifikohet, pastaj mund të ndodhë diçka. Ne nuk kemi ndonjë garanci që ta ratifikojmë kështu, pastaj ta korrigjojmë’’, ka shtuar ai.

Lidhur me çështjen e vizave, Haradinaj ka thënë se sa më shpejtë që vendos Kuvendi për demarkacionin, do të hapen edhe rrugët për liberalizim.

‘Jemi shumë të varur nga vendimi në Kuvend, prap po e përsëris që sa më shpejtë që Kuvendi merr vendim, përshpejtohet procesi. Kështu që, është mirë që sa më shpejt të thirret séance për këtë çështje dhe të mos vonohemi më shumë’’, ka thënë Haradinaj transmeton Periskopi.

Për transformimin e FSK-së në FAK, ai ka thënë se nëse kjo gjë ndodhë në koordinim me aleatët e Kosovës e Amerikën, jemi shumë afër edhe anëtarësimit në NATO.

‘’Ne nuk po i  presim vetëm serbët, por po i  presim edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, që kjo gjë të bëhet në koordinim me ta’’, ka theksuar kryeministri i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)