29 Mars 2024

Haradinaj: Dashuria e ndërsjellë shqiptare do të forcohet edhe më shumë!

Vlorë, 8 gusht - “Vijmë me porosinë e dashurisë së ndërsjellë shqiptare, por edhe me porosinë e lidhjeve më të forta ndërshqiptare”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, vizitë të cilën po e realizon në qytetin e Vlorës, ku u prit nga  kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili vizitën e sotme të Kryeministrit Haradinaj e vlerësoi si një nga ditët historike që nga zgjedhja e tij në krye të Bashkisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërkaq, tha se ndihet i nderuar që po e viziton, siç e quajti ai, vëllain e tij, kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, por që është edhe në zemrën e shqiptarëve, sepse Vlora është zemra jonë kudo që jemi, duke siguruar se si Kosovë do të punohet që këto lidhje të forcohen edhe më tej.
 
Kryeministri Haradinaj, duke falënderuar nikoqirët për pritjen që i është bërë, tha se do të ndihej mirë që shqiptarët, diaspora t’i zgjidhnin këto anë për pushime verore, duke u bërë thirrje që sa më shumë ta promovojnë turizmin shqiptarë.

Kryeministri Haradinaj kujtoi se është shpallur  qytetar nderi dikur nga Vlora, në kohëra të vështira të jetës së tij dhe në shenjë nderimi i dhuroi kryetarit të Bashkisë Hartën e Kosovës, dekoratë të cilën e quajti të çmuar.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli u shpreh krenar, që sot ka në vizitë një ndër personalitetet më të mëdha të shqiptarëve, siç është kryeministri i Republikës së Kosovës.

“Është privilegj që jeni në zyrën time, që vizitoni Vlorën dhe që po i tregoni të gjithëve, me prezencën tuaj, se sa halle të përbashkëta dhe se si mund ti zgjidhim duke komunikuar së bashku ato”, tha kryetari Leli.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, duke vlerësuar çdo përpjekje që ka bërë në jetën e tij dhe për të mirën e gjithë shqiptarëve, i dhuroi kryeministrit Haradinaj portretin e Ismail Qemalit, atë që në krye të të gjithave, na lidh me emrin shqiptar.

Agjenda zyrtare e Kryeministrit Haradinaj në Vlorë do të vazhdojë edhe me vizitën në Monumentin e Pavarësisë, Muzeun Historik, Varrin e Ismail Qemalit dhe Muzeun e Pavarësisë.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)