20 Prill 2024

Hapet qendra mediale e KQZ-së

Prishtinë, 20 tetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi zyrtarisht Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë e veçantë për mediat, nga ku mund të përcjellin paraqitjet e KQZ-së në Ditën e Zgjedhjeve dhe pas saj.

Kryetarja Valdete Daka tha se për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është i pazëvendësueshëm, veçanërisht në Ditën e Zgjedhjeve.

Në emër të KQZ-së, Daka i’u drejtua të gjithë qyteatrëve me të drejtë vote, duke thënë se “të dielën është dita e fjalës tuaj, prandaj, shfrytëzojeni duke votuar për komunën tuaj”.

Me këtë rast foli edhe anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi i cili theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garanton të gjithë qytetarët se janë ndërmarrë të gjitha masat për një proces fer, demokratik dhe që të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.

Më 22 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë konferenca të rregullta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)