25 Prill 2024

Haki Rugova dhe 27 asamblistët e rinj të Istogut betohen solemnisht

Prishtinë, 5 janar - Kryetari i porsazgjedhur Haki Rugova dhe 27 asamblistët e rinj të Legjislacionit të VI-të, sot solemnisht kanë dhënë betimin, ashtu siç obligon Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale.

Pas dhënies së betimit, kryetari i komunës Haki Rugova, ju është drejtuar me një fjalë rasti anëtarëve të kuvendit dhe të pranishmëve në sallë.

Kryetari Rugova premtoj se do të angazhohet që të realizoj të gjitha premtimet që ju ka dhënë qytetarëve dhe tha se  do të punojnë  bashkë  me qytetarët që  Istogun  të jetë model i qeverisjes së mirë gjë që është dëshmuar në të kaluarën e më punë do të dëshmohet edhe në të ardhmen, tha ndër të tjera në fjalën e tij përshëndetëse kryetari Haki Rugova.

Në këtë mbledhje solemne, përveç anëtarëve  të zgjedhur të kuvendit të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga MAPL, OSBE, KFOR, media dhe një numër i madh i qytetarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)