19 Prill 2024

Hague: Integriteti territorial i Kosovës i pacënueshëm

5Prishtinë, 31 gusht - Dje pasdite, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague.
 
Gjatë bisedës, kryeministri Thaçi dhe ministri Hague u përqendruan tek hapat që po ndërmarrin institucionet e Republikës së Kosovës, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, në prag të mbledhjes  së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
 
Ishte konstatim i përbashkët se shtetet mike, të Republikës së Kosovës, nuk do të përkrahin asnjë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që mund të përmbajë çfarëdo lloj gjuhe që mund të interpretohet si thirrje për bisedime të reja për status, apo për çfarëdo riaranzhimi territorial.
 
“Qëndrimi ynë i qartë është se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm. ”, theksoi ministri Hague.
 
Kryeministri Thaçi përsëriti qëndrimin e tij se Kosova është e gatshme që të ketë bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë, por në asnjë mënyrë nuk do të ketë bisedime që ndërlidhen me çështje të brendshme të Republikës së Kosovës.
 
Ministri Hague ka vlerësuar lartë përkushtimin e kryeministrit Thaçi dhe  të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e investimeve në veri të vendit, si një hap të rëndësishëm drejt integrimit të plotë institucional të këtyre komunave.
 
Ministri Hague i ka konfirmuar kryeministrit Thaçi mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në proceset shtet-ndërtuese dhe në rritjen e numrit të njohjeve për Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)