18 Prill 2024

GSJP prezanton hulumtimin për dialogun Kosovë - Serbi

Prishtinë, 24 prill - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizon tryezën e diskutimit me temë “Në Kërkim të Konsensusit - Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e Bashkimit Evropian”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoj procesin e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në kontekstin e perspektives zgjeruese të Bashkimit Evropian.

Ky proces, i lehtësuar nga BE-ja, qysh në fillim është nënkuptuar si një proces që ka kushtëzuar perspektiven integruese, përkatësisht, ka qenë vazhdimisht karrota e ofruar në shkëmbim të pjesëmarrjes së palëve në proces, në të cilin edhe Prishtina edhe Beogradi kanë hyrë pa vullnet të plotë.

Një theks i veçantë gjatë diskutimit do vihet mbi Strategjinë për Perspektiven Zgjeruese të vendeve të Ballkanit Perendimor, të publikuar nga BE-ja në shkurt të këtij viti, ku thuhet qartazi se Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me një marrëveshje “ligjërisht obliguese” mes të dyja vendeve, dhe çfarë nënkupton kjo për procesin.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë një Analizë Politikash me titull: “Në kërkim të konsensusit: Dialogu Kosovë-Serbi në kornizën e zgjerimit të BE-së”, e hartuar nga Agron Bajrami.

Kjo analizë trajton procesin e Dialogut në kontekst të perspektivës zgjeruese të Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në Strategjinë e Zgjerimit e cila tashmë i jep një peshë të shtuar këtij procesi duke e shndërruar si kusht thelbësor për Kosovën dhe Serbinë në aspiratat e tyre integruese.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)