25 Prill 2024

Grupi Parlamentar i LDK-së kërkon mbështetje nga Franca

Prishtinë, 6 nëntor - Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Armend Zemaj, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë takuar mbrëmë drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, znj. Florence Mangin.
 
Deputetët e GP-LDK falënderuan znj. Mangin për bashkëpunimin që ka ofruar shtetit francez deri më tani për Kosovë, dhe gjithashtu e njoftuan atë lidhur me situatën aktuale politike në vend, në veçanti lidhur me temën e Dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën temë e ritheksuan edhe një herë qëndrimin e LDK-së.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua dhe për proceset e tjera eurointegruese në për të cilat po kalon vendi dhe me këtë rast, deputetët e GP-LDK-së kërkuan mbështetjen e mëtejme të Francës sa i përket këtyre proceseve.

Ndërsa, znj. Mangin shprehu gatishmërinë e shtetit francez për thellimin e këtij bashkëpunimi për të qenë çdo herë afër institucioneve të vendit  në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)