25 Prill 2024

Grupi i Grave nga Shqipëria vizituan Agjencinë për Barazi Gjinore

Prishtinë, 14 shkurt - Sot  në Agjencinë për Barazi Gjinore ishte për vizitë  “Grupi i Grave”nga Republika e Shqipërisë ne kuadër te cilit janë aktivistet politike, përfaqësueset e medieve dhe  të shoqërisë civile.

Në takim u.d. Kryeshefe Ekzekutive e ABGJ –së Shqipe Krasniqi, njoftoi rrjetin e grave lidhur me historikun, planet dhe aktivitet te cilat i zhvillon Agjencia për Barazi Gjinore ne kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës .

Gjithashtu, Krasniqi gratë u njoftuan lidhur me legjislacion ekzistues, mekanizmat institucional për barazi gjinore, për partneritetin me partneret e ABGJ-së (UNIFEM,UNDP,UNICEF etj), si dhe për pjesëmarrjen e ABGJ-së nëpër institucione që kanë te bëjnë me barazi gjinore në Republikën e Kosovës .

Rrjeti i grave nga Shqipëria nen ombrellën e “Grupit të Grave” shpjeguan rolin e tyre në institucionet dhe shoqatat ku ato punojnë, rrjedhat dhe pozita e gruas në Shqipëri. Po ashtu, ato treguan lidhur me historikun, planet dhe objektivat e “Rrjetit të Grave “ në Republikën e Shqipërisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)