23 Prill 2024

Gratë të zhgënjyera me përfaqësimin e ulët në qeverinë Haradina

Prishtinë, 27 nëntor - Lobi i Grave për Barazi Gjinore në Kosovë (LBGJK), gjatë takimit 3 ditor në Durrës ku hartuan strategjinë për iniciativat avokuese për vitin 2018, ndër çështjet e diskutuara ishte përfaqësimi i ulët i grave në pozita vendimmarrëse në Qeverinë Haradinaj.

Ato shprehën pakënaqësinë dhe zhgënjimin nga përbërja e re e Kabinetit Qeveritar me 24 emra, prej të cilëve vetëm 2 janë gra dhe emërimi i mbi 60 zëvendësministrave burra është përbërje e pabarabartë, duke shkelur kështu përfaqësimin e gjysmës së popullatës së Kosovës, grave.

LBGJK rikujton Qeverinë e re që Ligji për Barazi Gjinore garanton integrimin gjinor që nënkupton “përfshirjen e perspektivës gjinore në çdo fazë të procesit, të planifikimit, miratimit, zbatimit, përcjelljes dhe vlerësimit të legjislacionit, politikave ose programeve dhe buxheteve, në të gjitha sferat politike, ekonomike dhe shoqërore.”

Po ashtu, ky ligj thotë se “Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse” (Neni 6, paragrafi 8).

Gjithashtu, neni 14 thotë: “Partitë politike me aktet e tyre obligohen të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të meshkujve dhe femrave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji”, i cili Nen, poashtu thekson se: “Organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në të gjitha nivelet, si dhe institucionet tjera publike, janë të obliguara të miratojnë dhe zbatojnë masa të veçanta për të arritur përfaqësimin e gjinisë më pak të përfaqësuar, deri në arritjen e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve sipas këtij ligji” (Neni 6, paragrafi 7).

Fatkeqësisht, kjo përbërje e Qeverisë edhe një herë hedh poshtë premtimet e bëra nga shumë liderë të skenës politike se në Qeverinë e re të Kosovës do të ketë më shumë gra përfaqësuese.

 Një përbërje e tillë e Qeverisë shkel përpjekjet dhe investimet e deritanishme të grave për arritjen e barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës, me theks të veçantë në atë politike në rastin konkret.

Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë, i themeluar me 21 nëntor 2014, përbëhet nga më shumë se 500 gra nga 27 komuna të Kosovës nga sfera e politikës dhe shoqërisë civile.

Anëtaret e këtij Lobi përkushtohen të punojnë së bashku drejt arritjes së barazisë gjinore në Kosovë, pa marrë parasysh preferencat politike, gjininë, moshën, etnicitetin, aftësitë, fenë, pozitën gjeografike, nivelin e edukimit ose statusin shoqëror-ekonomik.

LBGJK angazhohen dhe punojnë drejt përmbushjes së vizionit të përbashkët për barazi gjinore nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe informatave, partneriteteve, rrjetëzimit, avokimit dhe duke iu shërbyer nevojave të të gjithë qytetarëve të Kosovoes

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)