18 Prill 2024

GLPS prezanton raportin për Integrimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara

Prishtinë, 12 maj - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temë “Anëtarësimi i Kosovës në Agjenci të Specializuara të Kombeve të Bashkuara: disa rekomandime strategjike për Qeverinë”.

Në këtë konferencë GLPS do të prezantoj raportin me titull “Integrimi i Kosovës në Sistemin e Kombeve te Bashkuara”.

Ky raport politikash diskuton mundësitë reale të Kosovës për tu anëtarësuar në Agjencitë e Specializuara të Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, raporti analizon koston dhe benefitet e anëtarësimit, duke prioritizuar anëtarësimin e Kosovës në disa prej këtyre agjencive.

Ndër të tjera, raporti ofron një sërë rekomandime politikash rreth anëtarësimit të Kosovës në ato agjenci të specializuara të Kombeve të Bashkuara, të cilat sado pak do të normalizonin prezencën e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar dhe zvogëlonin izolimin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)