23 Prill 2024

GLPS prezanton një draft mbi problemet në sistemin e ankesave zgjedhore

Prishtinë, 31 tetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon sot panelin e diskutimit me temë “Sistemi zgjedhor në Kosovë: Roli, rëndësia dhe problemet në sistemin e ankesave zgjedhore”.

Ky panel diskutimi ka për qëllim të diskutoj dhe analizoj për rolin, sfidat dhe vështirësitë e identifikuara në paraqitjen e ankesave zgjedhore si dhe rëndësinë e informimit të saktë të qytetarëve në paraqitjen e ankesave gjate proceseve zgjedhore në Kosovë.

Në fillim të diskutimit, Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojë një draft të një Shënimi Politikash mbi rolin, rëndësinë dhe problemet në sistemin e ankesave zgjedhore në Kosovë.

Ky raport trajton sfidat, problemet dhe barrierat e këtij procesi duke u mbështetur në proceset zgjedhore të mëparshme dhe me fokus të veçantë në shkeljet e të drejtave të votuesve.

Së fundmi, raporti ofron disa rekomandime për PZAP-në dhe institucionet tjera relevante lidhur me përmirësimin e sistemit të ankesave me qëllim të sigurimit të një sistemi zgjedhor demokratik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)