03 Mars 2021

GLPS kundërshton listat me kandidat me aktakuza

Prishtinë, 20 janar - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka analizuar të gjitha listat e kandidatëve për deputetë të shpalosura nga partitë politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen me 14 Shkurt, duke identifikuar kështu një numër kandidatësh të cilët janë nën procedura gjyqësore apo edhe kanë dënime të formës së prerë për vepra penale.

Në lidhje me këtë, GLPS shpreh shqetësimin dhe kundërshton çdo përfshirje në listë të kandidatëve për deputetë të personave me aktakuza dhe dënime për vepra penale të korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe vepra tjera të ndërlidhura që dëmtojnë rënde besueshmërinë e Kuvendit dhe vendimeve që merren. Poashtu, pavarësisht prezumimit të pafajësisë (për ato raste me aktakuza aktive), GLPS kërkon që përbërja e re e Kuvendit, duhet medoemos që të formoj një grup punues i cili ka si qëllim, bazuar në standarde objektive dhe parime të qarta të vendeve  demokratike, të propozoj ndryshimet e nevojshme ligjore (pa përjashtuar edhe ato kushtetuese) që sqarojnë rrethanat ku e drejta për t’u zgjedhur në Kuvendin e Kosovës mund të kufizohet.

Për dallim nga Aktgjykimi  dhe qasja arbitrare e Gjykatës Kushtetuese, përbërja e re e Kuvendit, duhet të gjej konsensusin për të ndërtuar kufizime mbi kandidatët për deputet mbi baza të qarta kushtetuese, sidomos duke marr parasysh vendet demokratike, ku një gje e tillë parashikohet për individët që janë dënuar për vepra të rënda penale, me vendime me burg efektiv, dhe të cilat për nga natyra përfshijnë elemente të qarta të qëllimit dhe dashjes, sidomos ato që lidhen me korrupsionin, tradhtinë kombëtare, keqpërdorimin e detyrës zyrtare, krimin e organizuar, vjedhjen, vrasjen, e të ngjashme. GLPS, ndan mendimin që kjo është mënyra e vetme  që të ruajmë besueshmërinë e institucioneve dhe garantojmë pastërtinë e tyre nga  persona me të kaluar të pastër kriminale.

Prandaj, GLPS e sheh si thelbësore që partitë politike të reflektojnë mbi këtë thirrje dhe të sigurohen që kandidatët që po i servohen publikut për t’u votuar të gëzojnë kredibilitet, pastërti dhe integritet, e të njejtat të distancohen nga lista të cilat përfshijnë kandidatë të cilët nuk gëzojnë këto karakteristika shumë të rëndësishme për të ruajtuar besimin qytetarë karshi shtetit të Kosovës dhe parlamentit në veçanti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)