24 Prill 2024

GLPS kërkon format të ri të dialogut Kosovë - Serbi

Prishtinë, 19 dhjetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Në kërkim të një konsesusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoi drejtimin e ri që duhet të marrë dialogu Kosovë - Serbi.

Për më shumë se një vit sipas GLPS-se nuk ka pasur asnjë zhvillim thelbësor për sa i përket këtij dialogu, si dhe ka një ngecje të theksuar në zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.

Për këtë qëllim, kjo tryezë do të fokusohet në formatin të ri që ky dialog duhet të marrë, përfshirë qasjen e Republikës së Kosovës kundrejt këtij procesi në mënyrë që të ketë rezultate konkrete.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë një Analizë Politikash të titulluar "Në kërkim të konsensusit: Një Propozim" e cila trajton ngecjet e deritanishme gjatë këtij procesi, sfidat e hasura, si dhe hapat e ardhshëm që faktori politik duhet të ndërmarrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)