25 Prill 2024

GLPS dhe PIPS publikojn analizen për procesin e integrimit evropian dhe MSA-në

Prishtinë, 3 nëntor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizojn tryezën e diskutimit me temë “Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?”.

Kjo Tryezë Diskutimi ka për qëllim të diskutoi rreth perceptimit të qytetarëve të Kosovës mbi procesin e integrimit Evropian dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).

Për më tepër, ky diskutim do të fokusohet në rëndësinë e zbatimit të reformave kyçe, të cilat janë të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian.

Gjatë diskutimit, do të publikohet një analizë politikash e titulluar: “Kosova, Integrimi Evropian dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Një analizë mbi perceptimet e qytetarëve”. Studimi paraqet një analizë krahasuese të disa pyetësorëve, nga viti 2010 deri në vitin 2016, më anë të të cilëve vlerësohet perceptimi i qytetarëve ndaj integrimit Evropian të Kosovës dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

 Gjithashtu, studimi synon të raportoj nëse ka ndryshim të perceptimit të publikut gjatë viteve të fundit dhe të identifikoj trendet e mundshme që janë zhvilluar në kohët e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)