19 Prill 2024

GLPS dhe ÇOHU shpalosin Ligjin e ri për Qasje në Dokumente Publike

Prishtinë, 2 dhjetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Organizata ÇOHU! organizojnë konferencën për media me temë “Përpjekje apo reformë: Ligji i ri për Qasje në Dokumente Publike”.

E drejta e qasjes në dokumente publike është e drejtë themelore e çdo njeriu dhe element thelbësor për një qeverisje të mirë.

Zbatimi I të drejtës për të u informuar konsiderohet parakusht për jetësimin e të drejtave të tjera.

Për rregullimin më të mirë të kësaj fushe, është draftuar Ligji i ri për Qasje ne Dokumente publike I cili ka hyrë ne fuqi në Korrik të vitit 2019.

Në këtë konferencë, GLPS dhe ÇOHU! do  të shpalosin të gjeturat e analizës ligjore “Përpjekje apo Reformë?- Një analizë hyrëse e Ligjit të Ri mbi Qasjen në Dokumente Publike” dhe katalogut me përgjigjet më skandaloze të institucioneve publike.

Të gjeturat e analizës do të kenë fokusin në risitë e rregullimit të ri ligjor në këtë fushë, krahasimet me legjislacionet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe krahasimin me ligjet vendore që ndërthuren në këtë fushë.

Ndërkaq të gjeturat e katalogut do të shërbejnë për përmirësimin e praktikave aktuale të qasjes në dokumente publike.

Poashtu GLPS dhe ÇOHU! do të ofrojnë një sërë rekomandimesh  në mënyrë që të adresohen risitë, paqartësitë e paraqitura dhe të plotësohen të gjitha vakumet ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)