25 Prill 2024

Glauk Konjufca dorëzon Padinë për shpifje dhe fyerje ndaj tij

Prishtinë, 7 shkurt - Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca, sot dorëzoi Padinë ndaj Dardan Molliqajt për shpifje dhe fyerje në lidhje me deklaratat e tij në Kuvendin e Kosovës dhe njërin nga mediumet e vendit.

Me rastin e dorëzimit të kësaj Padie Glauk Konjufca u shpreh se: “Është një shpifje e patolerueshme e cila dënohet me ligjet e Kosovës."

"Ne kemi një legjislacion që e trajton këtë çështje dhe se ky ka qenë një mashtrim për të cilin ai duhet të jep llogari. Ai ka thënë publikisht që unë duhet ta demantoj dhe unë jo që po e demantoj, por po e padis Dardan Molliqajn”.

Ai po ashtu i bëri thirrje publike këtij të fundit që të publikojë gjithë çfarë ka për SHIK-un dhe për të.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)