29 Mars 2024

Gjysmë milionë euro rrush e kumbulla

Prishtinë, 19 shkurt - Shumëfishë mjete sesa në përvjetorët e tjerë të pavarësisë, janë ndarë e shpenzuar në përvjetorin e 11 të pavarësisë së Kosovës.

Dihet se viteve  paraprake janë harxhuar rreth e mbi 50 mijë euro, ndërsa sivjet shuma është marramendëse.

Gjysmë milionë euro, janë shpenzuar në shënimin e njëmbëdhjetë të pavarësisë së Kosovës e të cilat janë ndarë nga Qeveria e Kosovës e nënshkruar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e  12 shkurtit ka marrë vendim për ndarjen e 500 mijë eurove për realizimin e aktiviteteve të shënimit të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në vendimin e qeverisë, thuhet se mjetet ndahen nga shpenzimet e paparashikuara, kategoria e shpenzimeve të rezervës dhe transferohen në Ministrinë e Kulturës për përkrahje të kulturës. Zbatimin e këtij vendimi e realizon Ministria e Financave dhe ajo e Kulturës.

Se ku kanë shkuar mbi gjysmë milionë euro e si janë shpenzuar, nuk janë përgjigjur zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa as kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, nuk ka dashur të flas për “SyriKosova” rreth shpenzimit të gjysmë milioni euro për përvjetorin e pavarësisë, duke kërkuar të përgjigjet me shkrim.

Po ashtu as zyrtarë nga subjekti më opozitar në vend Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.

Nga ana tjetër  shef i grupit parlamentar të LDK-së dhe ish zëvendës ministër i Financave Avdullah Hoti  në profilin e tij ka shkruar vetëm një fjalë “Pa koment” duke ilustruar atë me aktivitetet dhe shumat e parave  për shënimin e përvjetorit të pavarësisë në vitin 2017 dhe 2019.

Sipas të dhënave në vitin 2017 kur ai ishte ministër i Financave ishin shpenzuar 70 mijë euro e ndërsa sivjet  gjysmë milioni euro.

Blerta Aliu, koordinatore për marrëdhënie me publikun në KDI , tha për “SyriKosova” se sa i përket mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë, konsiderojë se duhet të ketë transparencë më të madhe në mënyrën se si janë shpenzuar këto mjete. Pa dashur që të prejudikohet mënyra se si janë shfrytëzuar, një transparencë më e madhe për këto fonde është e domosdoshme.

. B.T

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)